Ervis Martinaj ka qenë në Vlorë? Kryekomisari Berberi: FNSH ka kryer kontrolle, kemi mbështetur operacionet

0
177
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryekomisari i Vlorës Gentian Berberi, gjatë një konference për mediat sot nga qyteti bregdetar, ka pranuar se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt kanë zhvilluar ditët e fundit kontrolle. I pyetur nga gazetarët nëse këto kontrolle lidheshin me Ervis Martinaj, Berberi nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejt.

Megjithatë, kreu i Policisë së Qarkut Vlorë tha se edhe pse kjo nuk është një çështje që i përket atyre, strukturat policore të qytetit bregdetar mbështesin çdo operacion në terren të drejtorive të tjera, shkruan neësbomb.al.

Ervis Martinaj ka qenë në Vlorë para se të zhdukej?

Kryekomisar Berberi: Është e vërtetë që FNSH ka qenë prezent në qytetin e Vlorës. Ka një plan të detajuar nga shërbimet e Policisë. Kemi pas mbështetjen e tyre dhe këto kontrolle do të vazhdojnë edhe në javët në vijim, në lidhje me procedimet që kanë në ndjekje strukturat e hetimit.

Ka indicje Policia se Ervis Martinaj ka qenë në Vlorë?

Kryekomisar Berberi: Është një çështje që nuk i përket Qarkut të Vlorës. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës do të mbështesin të gjitha strukturat e drejtorive të tjera për çdo verifikim dhe operacion në terren.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej 9 gushtit 2022, ndërkohë që në publik janë hedhur disa hipoteza, si ajo e rrëmbimit dhe vrasjes, si dhe një inskenim i mundshëm nga mbreti i lojërave të fatit. Forcat e Policisë kanë kryer kontrolle në Vlorë, Durrës e Shijak, por deri tani nuk raportohet për ndonjë gjurmë të 40 vjeçarit.

Zjarr Tv Ad