Çfarë mendimi ka për prezantimin e Bora Zemanit në ‘DWTS’? Përgjigjet Dalina Buzi: Ia kam thënë dhe personalisht, ajo nuk ka…

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

PanoramaPlus.al/ Puntata e parë e spektaklit më popullor “Dancing With The Stars” u prit më padurim nga publiku. Një ndër emrat e cila mezi pritej të shihej nën moderimin e programit ishte Bora Zemani.

Moderatoren e kemi parë të drejtojë emisionin e dashurisë “Për’puthen” për rreth dy vite dhe kjo është një eksperiencë e re për Borën e cila e përballoi me sukses natën e parë të ‘DWTS’, ku mori dhe komplimenta të shumta.

Mirëpo së fundmi, anëtarja e jurisë, Dalina Buzi dhënë mendimin e saj për Borën si moderatore në spektakël.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, dikush e ka pyetur se si iu duk moderatorja në prezantimin e “DWTS”. Dalina u shpreh se spektkli është një lloj formati ku nuk të jep mudësinë të shpalosësh gjithë talentin që ke për moderim pasi vëmendjen e marrin konkurrentët.

Ajo tregoi se Bora nuk ka protagonizëm dhe nuk e kthen shoën tek vetja e saj, gjë të cilën ia ka thënë dhe personalisht.

“Po tani ai format si anglez që është, është shumë i shpejtë dhe me minutazhe të përcaktuara dhe nuk të jep mundësi të shpalosësh gjithë artin si prezantuese sepse vëmendje aty marrin konkurrentët dhe juria. Tani Bora ka diçka shumë të mirë që ja kam thën personalisht, që nuk ka protagonizëm, pra nuk ndërhyn kot thjesht sa për të folur dhe nuk e kthen show-n tek vetja.

Edhe kur u bë protagoniste në media, u bë nga një histori, jo nga moderimi i saj. Kështu që është shumë ok për këtë format. Ju që doni më shumë minuta prej saj, prisni se rrugës do ulet numri i konkurrentëve e do zgjatet koha e diskutimeve”- shkroi Dalina.

Zjarr Tv Ad