‘U arrestuan 4 personalitete! Thaçi u largua me dinjtet”-Rama në KiE: Trafikimi i organeve nga UÇK? Është një fantazi e pastër, e mirëfabrikuar në Kremlin!

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimin e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe burgosjen e tij në dhomat speciale në Hagë.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, Rama tha se Thaçi u burgos pas përhapjes së një lajmi të rremë se ish-luftëtarët e UÇK-së ishin të përfshirë në trafikun e organeve njerëzore.

NË fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, Rama deklaroi se nuk kishte një akuzë të

Rama: Pavarësisht mungesës së ë dhënave lidhur me trafikun e organbeve, u krijuan dhomat e specializuara të Kosovës, ku u arrestuan 4 personalitete të Kosovës, mes tyre dhe Presidentin. Imagjinojeni Presidentin e vendit tuaj që merret nën mbikqyrje dhe vendoset nën arrest pa asnjë akuzë.

Presidentin Thaçi dha dorëheqjen, u largua me dinnjitet. E vendosi veten në dispozicion të drejtësisë. Në fund të fundit, për drejtësinë e kishte vënë jetën në rrezik. Është ende në Hagë, Joseph K. i gjallë, ende në burgim, krijuar nga një lajm i rremë që u përhap si murtajë dhe ndikoi politikën dhe institucionet ndërkombëtare.

Mos ma merrni për keq sepse nuk dua të vë në dyshim dhomat speciale të Kosovës. Dua të vendos në diskutim vetë burimin e infektuar. Jam këtu të diskutoj faktin që në aktakuzën zyrtare që u paraqit një vit pasi kyt njeri u mbajt në burgim, nuk ka asnjë fjalë të vetme që përmend në mënyrë të qartë apo të nënkuptuar çështjen e trafikimit të organeve njerëzore. PRandaj jam këtu sot, sepse po prisnim nëse do dilte diçka. Është një fantazi e pastër, e mirëfabrikuar në Kremlin dhe shumë inteligjente e trafikuar, e kontrabanduar në kanalet e politikës ndërkombëtare, duke e sjellë në tempullin e të drejtave të njeriut. Të nderuar parlamentar, e kuptoj nevojën për të hetuar

Zjarr Tv Ad