Bordi vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do tregtohet nafta, benzina dhe gazi

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të tregtimit të karburanteve me shumicë dhe pakicë në vendin tonë. Çmimi i naftës me pakicë është ulur me 5 lekë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

CMIMI I SHITJES SE GAZOILIT/NAFTËS PËR PESHKIM

Çmimi i shitjes së gazoilit për peshkim, referuar Ligjit 9975, “Për taksat Kombetare”, në nenin Neni 9 dhe 10 , përjashton nga pagimi i taksave kombëtare dhe akciza këtë sektor.

Referuar metodologjisë së përcaktuar në aktin normativ, cmimi i shitjes së gazolit për peshkim rezulton:

Shumica = 146 lekë/litri

Pakica 158 lekë/litri

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 12 Tetor shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Zjarr Tv Ad