Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, iu përgjigj deputetes demokrate, Ina Zhupa e cila e kishte thirrur për interpelancë, duke thënë se Foltorja e Kuvendit s’duhet të jetë shtëpi njoftimesh funerale. Në fjalën e saj Kumbaro e vuri theksin tek fluksi i turistëve, ndërsa e cilësoi sezonin turistik si më të suksesshmin.
“Kjo foltore s’duhet të jetë shtëpi njoftimesh funerale apo mikrofon mallkimesh të të gjitha llojeve. Saranda është destinacion i sugjeruar, i përmendur edhe në artikuj të mediave të huaja. Saranda është rasti tipik kur sezoni turistik nuk mbyllet me gushtin, por vijon me shtatorin. Ka pasur mbi 32 mijë turistë vetëm në shtator. Origjina e turistëve për shtatorin është e larmishme. Operatorët turistik e cilësojnë se ky shtator është më i miri për numrin e turistëve.
Sot vlerësohet rikthimi i turistëve nga Europa qendrore. Pas një pause 3 vjecare kemi rikthim të turistëve nordik. Edhe Gjirokastra fitoi nga një fluks i ri turistësh. Këtë verë u rikonstruktuan të gjitha pikat e informacionit turistik. Vetëm në Sarandë, 80 inspektime në 2 muaj e pikut. Brenda në qytet kanë qenë plazhet publike model si nga pastërtia e shërbimeve vrojtuese.Kemi nisur punën për sezonin e ardhshëm. Punët e mira fillojnë në mëngjes thotë populli. Të flasësh për turizmin do të duheshin shumë më tepër seanca se këtë vit, turizmi jo vetëm ka qenë më i mirë se cdo vit”, u shpreh Kumbaro.