Dritan Demiraj, ish ministër i Brendshëm, është shprehur se ka një intensifikim të veprimeve ruse duke përdorur për herë të parë ato që quhen armë strategjike.
Në një intervistë për Euronews Albania, Demiraj theksoi se zyrtarët rusë kanë deklaruar se nëse Ukraina pranohet në NATO do të iniciohet fillimi i Luftës së Tretë Botërore.
“Kemi një intensifikim të veprimeve ruse duke përdorur për herë të parë ato që quhen armë strategjike. Gjykoj se këto kanë ndryshuar rrjedhën e konfliktit në Ukrainë duke e goditur rëndë makinerinë ruse. Sasia e ndihmës ushtarake që është dhënë për Ukrainën është aq e madhe sa rezervat e ushtrive të NATO-së janë boshatisur.
Jo vetëm Putin por dhe ish-presidenti Dmitry Medvedev, ka deklaruar se nëse pranohet Ukraina në NATO, kjo do të thotë se po i shpallet Rusisë luftë dhe do të iniciojë fillimin e Luftës së Tretë Botërore”- tha ai.