Koka: Një opozitë e bashkuar e merr para Ramën e Veliajn, demokratët që e pengojnë të tregohen me gisht

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në “Drejt” në RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se një kandidat i përbashkët i PD-së i mund ata të PS-së, gjë që u tregua në 25 prill, sipas tij.

Ai tha se një opozitë e bashkuar e merr përpara Erion Veliaj dhe Edi Ramën, dhe demokratët që e mbaj peng këtë bashkim duhet të tregohen me gisht.

Koka: Një kandidat i përbashkët i PD-së i mund ata të PS-së. Llogaritë elektorale në vitin 2021, treguan se një opozitë e bashkuar e merr përpara Erion Veliaj dhe Edi Ramën. Çdo demokrat që e mban peng këtë lloj gjëje atëherë duhet treguar me gisht se jemi në moment shumë delikat.

Unë nesër kur PD-ja të jetë në pushtet, do të vij këtu dhe do ta bëjë copë ata të PD-së. Por deri atëherë duhet të kuptojmë rrezikun që kemi përballë. Zgjedhjet e 6 marsit nuk janë tregues, por janë letër lakmues se çfarë është në gjendje të bëjë pushteti kur e gjen opozitën e përçarë.

Zjarr Tv Ad