PanoramaPlus.al/ Vitet kalojnë dhe Manjola Nallbani sa vjen e rinohet më shumë.
Këngëtarja ndonëse pak kohë më parë festoi 53- vjetorin e lindjes, shpesh herë “sfidon” vajzat e reja me fotot e saj me bikini në Instagram ku nxjerr në pah format perfekte trupore.
Mirëpo duket se kjo gjë nuk është pëlqyer nga një pjesë e ndjekësve të saj në rrjetet sociale, kështu që Manjola vendosi tju kundërpërgjigjej ‘ziliqarëe’ nëpërmjet një postimi në Instagram.
Këngëtarja u shpreh se dëshiron që gjithmonë të sjellë versionin më të mirë të vetes së saj dhe dëshiron që dhe njerëzit që e rrethojnë t’i shikojë me admirim.
Më tej Nalbani shtoi se dëshiron të jetë një inspirim vetëm për vajzat e saj dhe theksoi se në rrjetet sociale ajo ka zgjedhur të tregojë pozitivitetin.
“Une kam nje qellim ne jeten time! Duke i qene mirenjohese ZOTIT🙏🧿 qe ekzistoj, te punoj per te bere deri sa te kem jete- Versionin Me Te Mire te Vetes 🙏, Se pari ne permbajtje e pastaj ne forme!
Jam e lumtur qe kam dy sy qe nuk me dhembin kurre nese shoh njerez te tjere te realizuar e te bukur!! Perkundrazi kam admirim!
Kam nje mendje qe deri me sot kuuurre se kam perdorur per te demtuar askend (pavaresisht inatit e merzise se njerez jemi) por vetem per te bere dicka te mire me shume per veten, familjen, po dhe per kedo qe ka pasur nevoje per ndihmen time!
Kam bindjen dhe nga cfare lexoj, qe ne jemi grimca energjie! Ate qe jep do marresh….Nese do shohesh poshte ( ne sensin e energjise se keqe) do te te merren mendte e te keputet qafa😜
Frymezohem nga ato njerez qe kane arsye te me frymezojne dhe dua qe une te jem inspirim, vetem per dy qeniet me te shenjta ne jeten time @megitona @sindi.tona 🧿🧿me ate cfare ato kane pare e jetuar prej meje cdo dite te jetes! Te gjithe kemi semundje, shqetesime, lodhje, zhgenjime po ne rrjetet sociale une kam zgjedhur vetem te qesh!”- shkroi këngëtarja.