Zv. ministrja e Turizmit Vilma Bello u shpreh se plazhet publike nuk ofrojnë të njëjtën cilësi si ato private dhe rrjedhimisht kanë më pak frekuentim.
Këtë deklaratë Bello e bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania. Sipas saj Himara, Saranda dhe Lezha kanë pasur disa sipërfaqe të plazheve publike të mirëmenaxhuara të cilat këtë sezon kanë qenë plotë.
“Saranda ka një vijë bregdetare të vogël dhe sigurisht e ka më problematike dhe zgjedhjen dhe mundësinë e plotësimit të kushtit ligjor 20 apo 30% të sipërfaqeve publike për plazh, ndërsa plazhet të tjera si Durrësi, Shëngjini apo Velipoja e Vlora kanë qenë absolutisht hapësira të lira,” – u shpreh zv. ministrja.
Ndërkohë ka dhe sipërfaqe të mëdha plazhesh që janë publike, por njerëzit zgjedhin vetë të mos shkojnë pasi nuk kanë kushte.EURONEWS ALBANIA