Shpërndanin kokainë në rrugët e Tiranës, pesë të arrestuar, një është nga Kosova

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pesë persona, kryesisht të rinj, janë arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia, pasi shpërndanin droga të llojeve të ndryshme në rrugët e Tiranës. Një prej të arrestuarve është nga Prishtina.

Gjatë operacioneve janë sekuestruar doza kokaine, heroine dhe kanabisi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit: R. M., 28 vjeç, N. E., 39 vjeç, E. Zh., 22 vjeç, A. A., 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe Y. A., 41 vjeç, banues në Prishtinë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, në vende të ndryshme, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit kokainë, cannabis sativa dhe heroinë, të ndara në doza”, njofton Policia e Tiranës.

Zjarr Tv Ad