Amnistia fiskale/ Ish-presidenti i dhomës amerikane : Ligji jo për ata që pastrojnë shtëpia në Gjermani, po për ata që pastrojnë gjëra të tjera

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti i dhomës amerikane të tregëtisë Mark Craëford ka folur për Amnistinë Fiskale.

Ai është shprehur se më shumë duket si një ligj për ata emigrantë që janë marrë me punë të pista e të jashtëligjshme, sesa për ata që punojnë në të zezë.

“Qoftë dhoma amerikane, qoftë ambasada, FMN-ja, FBI-ja kanë thënë se ky ligj është shkruar jo për ata që kanë punuar kamarierë në Paris, por për ata që kanë marrë kafe. Nuk është për ata që kanë pastruar shtëpi në Gjermani, por për ata që kanë pastruar gjëra të tjera.

Për ta mbetet ende shqetësim pastrimi i parave, përmes bankave, duke përfshirë dhe të afërm të politikanëve dhe ish-politikanëve. Ky mbetet një shqetësim nga pikëpamja diplomatike, morale” tha ai për “Ora neës”.

Ndër të tjera ai paralajmëroi se një ligj i tillë do të rriste më shumë normën e onflacionit. Teksa tha “si ekonomist unë kam pyetur se përse ky ligj shihet si i nevojshëm. Tani jemi në fazën e inflacionit, ҫmimet po rriten përditë. Përse duhet të shtojmë më shumë para e të kemi më pak produkte, e shërbime? Kjo nënkupton se do të kemi më shumë inflacion”.

Zjarr Tv Ad