Kreu i PD, Sali Berisha është duke dhënë një intervistë, ku nuk i ka shpëtuar dhe pyetjet ngacnuese.
Berisha u pyet se ku e shikonte veten më shumë “te të fortët që qëndrojnë apo të mençurit që largohen”, teksa Berisha tha se vetem te qëndresa.
Pjesë nga intervista në Ëhy not:
Berisha: Nëse flamuri i PD do kishte një ngjyrë tjetër do bënte gjithçka ti ngjante flamurit kombëtar por jo ta kopjonte.
Ku e gjeni më shumë veten te të fortët që qëndrojnë apo të mençurit që largohen?
Berisha: Qëndresë, qëndresë dhe vetëm qëndresë.
Basha duhet të largohet dhe të zgjohet nga gjumi apo të qëndrojë dhe dikush ti hedhë një batanije?
Berisha: Aksident, aksident, aksident.
Cilët politikanë bashkohen me Bashën në sportin masiv të gjumit?
Berisha: Se kam këtu listën e politikanëve gjumashë, do mbetesh pa përgjigje.
Cilët janë të aftë të bashkohen me ju në lojërat dhe aktivitete sportive, sidomos me notin?
Berisha: Me notin cilido që e pranon ujin si mjedis miqësor. Nuk jam një notar i shquar por mendoj se mund të notoj më lehtë në ujë sesa të ec në tokë. Kam qëndruar me orë të tëra. Tani problemi im me ujin është dielli sepse dielli për kohë të gjatë dhe uji i kripur të dehiratojnë. ky problem kërkon përkujdesje të veçantë.
Nëse Shkelzeni dhe Armina do bënin dasmën në ishullin e Sazanit dhe trageti me të cilin do iknin ka një vend mangut ju do preferonit ta bënit rrugën me not?
Berisha: Cila mënyrë do më çonte në kohë në destinacionin e duhur do ishte vendimi.
Si doktor zemre që jeni, kush vuan më shumë nga zemra socialistët apo demokratët?
Berisha: Midis socialistëve dhe demokratëtve janë rilindësit. Demokratët vuajnë më shumë se janë idealistë.
Nëse një kundërshtari politik do ti binte atak në zemër në një konferencë do ta ndihmonit apo do këndonit?
Berisha: Unë jam mjek dhe që në momentin që cilido qoftë do kishte nevojë për ndihmë mjekësore do të bëja më të mirën.