Delegacioni i Shqipërisë në Asamblenë e 145 e IPU-së, janë larguar nga salla së bashku me deputetët e vendeve të Bashkimit të Europian në momentin kur mori fjalën deputeti drejtues i delegacionit të Federatës ruse.
Asambleja e 145 e IPU-së ka bërë thirrje për t’i dhënë fund okupimit të Ukrainës nga Rusia dhe miratoi rezolutën me titull, duke theksuar se duhet dënuar “pushtimi i Ukrainës dhe aneksimin e territoreve nga Federata e Rusisë, në mbrojtje të integritetit territorial të të gjitha shteteve”.
Delegacioni i Shqipërisë mbështetën rezolutën emergjente ku dënohet agresioni ndaj Ukrainës. Asambleja e 145 e IPU-se ka bërë thirrje për t’i dhënë fund okupimit të Ukrainës nga Rusia dhe miratoi rezolutën me titull: Dënojme pushtimin e Ukrainës dhe aneksimin e territoreve nga Federata e Rusise, në mbrojtje të integritetit territorial të të gjitha shteteve.