Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gjykata e Korçës ka lënë në qeli Martina Pajollarin, e cila dyshohet të jetë bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços së bashku me tre të arrestuarit e tjerë.
Burimet konfirmojnë se vajza ka qenë arsyeja e konfliktit mes viktimës dhe autorit kryesor Valter Mollaj.
Nga hetimet ka rezultuar se e reja mbante lidhje të dyfishtë, ndërsa në sy të Valterit shprehej se Martini e detyronte për të qëndruar me të, gjë që nuk rezulton e vërtetë.
Ndërkohë Pajollari ka qenë e pranishme në momentin që Valteri me 2 të arrestuarit e tjerë bënin planin për vrasjen e Martinit.
Sipas informacioneve ajo ka qenë po ashtu e pranishme në momentin që u krye vrasja.
Ajo nuk denoncoi pranë organeve kompetente ngjarjen e rëndë.