Propozimi i Partisë së Lirisë për panelet diellore, Meta: Është në interes të qytetarëve, siguron mbështetje për të ardhmen

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli në konferencën për gazetarët në lidhje me propozimin e partisë së tij për energjinë e rinovueshme.

Ai u shpreh se kjo është në interes të qytetarëve dhe garantimit të mbështetjes ndaj tyre për të ardhmen.

“Kjo është në interes të qytetarëve dhe garantimit të mbështetjes për të gjithë të tjerët në të ardhmen. Nuk mund të dekurajohen më. Me pengesat e sotme ndodh që një familje investon për panelet diellore dhe në rast se do të miratoheshin menjëherë kërkesat tona do të ishte e mundur që problemin e energjisë ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë.

Shlyen detyrimin dhe pas 3-4 vitesh energjinë e ka të siguruar dhe i kthehet edhe në kontribues për të gjithë sistemin. Sot ndodh që një familje që ka investuar në panele diellore çdo muaj i bëhet fatura. Nuk paguan. Nëse në korrik ka harxhuar 500-600 kilovat dhe ka prodhuar deri në 2 mijë. Për këtë diferencë që e ka prodhuar vetë me investimin e vet, këtë ia merr OSHEE-ja .

Dhe OSHEE ju e dini se çfarë bën. Kjo dekurajon çdo familje që të bëjë investime. Por njëkohësisht atij nëse do i duheshin 3-4 vjet për të shlyer investimin që ka bërë do i duhen 12 vjet. Ndërsa me propozimet ton ai jepet fund burokracive dhe çlirohet një potencial i jashtëzakonshëm në të gjithë vendin që do të çlironte uljen e varësisë nga importi. Është në provë tani se çfarë do bëjë me këto propozime konkrete”, u shpreh Meta.

Nga ana tjetër deputeti Petrit Vasili shpjegoi procedurat e lehtësuara për ata që kanë kapacitete financiare për të ndërmarrë këtë iniciativë. “Ndryshimi i parë ka të bëjë me lehtësimin e procedurave që të prodhojnë ata që kanë kapacitete financiare. Heqim kufizimin që të mos jenë kompetencë e ministrisë. Për kapacitete më të larta vazhdon këshilli i ministrave. Ndërtimi i këtyre ka lidhje edhe me një element shumë konkret që të jepet mundësia dhe pika e lidhjes.

E dyta ligji që ka të bëjë me nxitjen e përdorimit të energjive të rinovueshme. Bilanci të jetë vjetor i cili në raport me tregun dhe mundësitë ta përdorë për vete dhe të nxirret në treg. Këto janë ndryshime shumë konkrete dhe të vonuara sepse duhet të ishin bërë. Objektivi ka qenë që 38% e energjisë në vend të mbulohet me energji të rinovueshme”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad