Godet sërish Alfred Lela, bën poezi për Ramën!

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas poezisë për Berishën, zëdhënës i të cilit është, Alfred Lela ka vijuar të thurë vargje, kësaj here për kryeministrin Edi Rama.Poezinë ai e titulluar “Silueta e piktorit” dhe në të janë përfshirë edhe personazhe të tjerë.

Poezia e plotë

Silueta e Piktorit

Kadareja e shfaq të gjatë mes brymës,

Një Vorps e pikturon tek magjeps Parisin.

Elisa e shpall “Atleta Mundi”, si të ishte duke ngritur një tra dogane.

Qifja ende nuk ka folur.

Kur ai të thotë, asgjë nuk mund të thuhet më për siluetën e Piktorit.

Silueta e Piktorit është vazhdimisht cullake:

Që nga ‘hiqi brekët, Ina!”,

Deri te ai plazh nudist i brigjeve të Francës.

Transgresive, e munduar, epileptike një Orson Uells që luan “Qytetarin Kane”.

Është siluetë gjithë hije që luan me hijet.

Kur del në dritë shfaqet si katolike, italiane, shkodrane, e më the e të thashë.

Por dridhja mbetet mbi të si projeksioni i një filmi

Mbi bezen e bardhë që të gjithë e dimë ndërgjegje.

Silueta e piktorit vishet me ojna-bojna,

Me kilota i thur ëndrrat dhe vazhdimish luan teatër.

Me Teatrin Kombëtar si ka punët mirë

Si me çdo gjë që është më e fortë se hijet.

Kur të bëhet trup, silueta do të ngrihet në qiell,

Më lart se sateliti “Albania One” do të vrundullojë.

Nuk e dimë se në ç’ujra do të bjerë,

Po kush do e presë, në e prittë kush?

Ja pra, kjo është pyetja që kushton sa një incenerator.

Piktori është i paplotë, ashtu si dhe basketbollisti,

Ashtu si kryebashkiaku që u vodh për 10 vota.

Por silueta nuk epet, nuk tradhëtohet, nuk zhbëhet,

Ajo është kryeministrore dhe, si më shumë se aq don që ta njohë bota.

Zjarr Tv Ad