Edi Paloka dhe Gazment Bardhi ulen në tryezë, diskutime për bashkimin e PD

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike duhet se sot do të nisë bisedimet për bashkimin e PD pas rreth një viti përplasje, në mënyrë që të dalin me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale të 2023.

Bëhet me dije se sot Edi Paloka nga grupi i Sali Berishës do të zhvillojë një takim me Gazment Bardhit nga grupi i Enkelejd Alibeajt.

Mësohet se ky takim do të zhvillohet në orën 11:00, ku do të bisedohet për të arritur një marrëveshje për të dalë me një kandidat në zgjedhjet lokale të 2023.

Berisha edhe më herët në deklarata tha se ka pasur dhe do të ketë takime me grupin Alibeaj për të arritur në një marrëveshje.

Kujtojmë që pas shumë muajsh dje PD u pa bashkë e ulur në një tavolinë, pase të niste gjyqi për deputetin e PD, Ervin Salianji.

Zjarr Tv Ad