Ilir Beqaj debat me rektorët në takimin e kryeministrit, Rama batuta: Të ka marrë malli për parlamentin ty, por ajo kohë mbaroi

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka folur në takimin e kryeministrit Edi Rama me rektorët e Universiteteve në cilësinë e kreut të Agjencisë që mbledh të dhënat për financimet e huaja. Beqaj prezantoi një panoramë të fushës që agjencia që ai drejton mbulon ndërsa u ndesh me mungesën e informimit nga ana e të pranishmëve në sallë.

Pjesë nga diskutimi

Ilir Beqja: Ju fitoni me meritë në Bruksel, Nuk është se nuk përfitoni nga financimi i përgjithshëm. Tiketi i paguar nga qeveria është më shumë.  E dyta ju keni përfituar nga marrëveshja e parave publike ku ju dhe gjithë të tjerët jeni të ftuar të merrni pjesë.

Unë drejtoj një institucion prej një viti dhe i vetmi universitet që kemi mundur të ndihmojmë është ai i Gjirokastrës. Administrohet nga Ministria e Financave. Po ashtu ky mekanizëm ndihmon ato shpenzime që keni harxhuar lekët tuaja. Nga 1 Janari 2023 çdo marrëveshje e re me donatorët është e përjashtuar nga TVSH. Ndërkohë të paktën deri tani po krijojmë kapacitet financiar për të përballuar shpenzimet.

Pedagogu: Nuk na keni informuar, hera e parë që e dëgjojmë.

Edi Rama: Duke kërkuar pse nuk je informuar do mbetesh i painformuar. Gjëja që do shtoj unë është që agjencia që ne kemi ngritur dhe që drejton Iliri ka pasur qëllim të mbledhë të dhënat, jo fondet. Për të krijuar një panoramë të plotë të gjithë potencialeve në Shqipëri nga çdo lloj burimi i huaj. Dhe Në këtë funksion agjencia pasi i mbledh këto të dhëna koordinon mes aktorëve vendas që mund të jenë institucione, bashki apo edhe organizata të tjera përfshirë edhe universitetet.

Edi Rama: Të ka marrë malli për parlamentin ty, por mos i ngatërro, koha e parlamentit mbaroi.

Zjarr Tv Ad