Çekia propozim për rikthimin e vizave me Shqipërinë, reagon PL: Shkak është Edi Rama, shporrja e tij është një mision patriotik

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas lajmit se Çekia ka propozuar rikthimin e vizave për Shqipërinë. Sipas tij, shkak për këtë është Edi Rama, i cili po vë në në rrezik lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Sipas Blushit, shqiptarët nuk e meritojnë të rikthehen në kohën kur dëshpërimisht qëndronin para dyerve të ambasadave, ndaj “shporrja e Ramës është një mision patriotik”, shkruan ai.

Blushi shkruan ndër të tjera se “çdo ditë e Edi Ramës në pushtet do të ketë pasoja kërcënuese për lirinë, të drejtat dhe lëvizjen e qytetarëve.”

“Kërkesa e Çekisë, që mban Presidencën e Bashkimit Europian, për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë është një lajm shumë i rëndë.

Shkaku i vetëm është keqqeverisja e Edi Ramës, që po vë seriozisht në rrezik lëvizjen e lirë të qytetarëve, këtë arritje me rëndësi të jashtëzakonshme, që nuk është realizuar nga “Rilindja”, por që po vihet në diskutim pas 10 vitesh të saj në pushtet.

Shqiptarët nuk e meritojnë të rikthehen në kohën kur dëshpërimisht qëndronin para dyerve të ambasadave në pritje të vizave, për faj të Edi Ramës, hajdutërisë dhe inkriminimit të oborrit të tij në Qeveri.

Çdo ditë e Edi Ramës në pushtet do të ketë pasoja kërcënuese për lirinë, të drejtat dhe lëvizjen e qytetarëve.

Shporrja e tij është një mision patriotik!”

Zjarr Tv Ad