Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pas mbledhjes së grupit të zhvilluar në kryesinë e Kuvendi ka zbuluar detaje nga takimi me negociatorin e Berishës, Edi Paloka për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Do të duhet që të krijohet një moment bashkëpunimi mes demokratëve për të gjetur një kandidat të përbashkët fitues. Nuk është vetëm qëllimi që të kemi vetëm një kandidat të përbashkët, por kandidat të përbashkët fitues”, tha Gazment Bardhi për gazetarët.
Ndërsa i pyetur se përse takimi me Palokën u zhvillua në kafe, ai u përgjigj kështu: “Sepse takimi e kishim informal, një kafe pune mes dy kolegesh. Më vjen keq për ju që ishte e lodhshme. Ishte një takim informal mes kolegesh të mandatuar. Qëndrimi i grupit parlamentar të PD i shpallur të hënën ka qenë që jemi të gatshëm të nisim punën që atë ditë”