“Zoto dhe Mërtiri e kërcënojnë që t’u mbyllë dosjen”- Berisha: Rama duhet të ishte 30-vjet në burg për inceneratorët

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë një takimi me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Tiranës, Sali Berisha bëri thirrje për nisjen e organizimit të protestave masive kundër qeverisë.

Ish-kryeministri në fjalën e tij u ndal te afera e inceneratorëve, ku tha se nëse drejtësia do të vepronte Edi Rama do të ishte dënuar minimalisht me 30-vjet burg për këtë çështje.

Ai shtoi se tashmë kryeministri kërcënohet nga Mërtiri, Zoto dhe Gugallja, të cilët i kërkojnë mbylljen e çështjes penale në këmbim të heshtjes për të mos zbuluar skemën e vjedhjes qeveritare.

“Një grup hajdutësh që vjedhin nga mëngjesi në darkë dhe varfërojnë shqiptarët duhet t’i përzëmë.

E di që ky nuk bën regjistrimin e popullsisë. Është një detyrim. Ne jemi vend që nuk bëjmë regjistrimin pasi shifrat në raport me 2011 nuk dihet se cilat mund të jenë. Po shkatërron çdo standard në këtë vend. Borxhi i është dalë këtij. Vetëm me vjedhjen që ka bërë me inceneratorët, ky duhet të ishte 30-vjet burg.

Përkundrazi e nxori Bllakon. Tani kërcënohet nga Zoto, Mërtëri dhe Gugallja, të cilët ishin shërbëtorët e tyre. Ata kërcënojnë tani “ose na hiqni akuzën ose do flasim”. Kështu nuk mund të tallemi. Kur ndodhin të gjitha këto është fjala e sovranit. Duhet të flasë protesta. Duhet të kemi forma të shumëllojshme por të jini të sigurt se do të dalim në krye. Në shoqëri sirenat po bien në të katërta anët e vendit, do bashkërendojmë me grupet opozitare. Ne nuk pajtohemi kurrë me këtë situatë të krijuar. Nuk pajtohemi me varfërimin dhe shpërbërjen e vendit. Nuk pajtohemi me shndërrimin e vendit në një shtet mafioz. Kam besim te anëtarësia e PD-së. Tirana është ajo që ka detyrën kryesore.

Tirana duhet të marrë rolin kryesor në betejën ndaj kësaj qeverie. Duhet të trokasim në çdo derë në çdo bllok dhe në çdo rrugë në mënyrë që të nisim protestën”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad