“Zgjedhjet për lidershipin e partisë do mbahen brenda javës së ardhshme”- Dha dorëheqjen si kryeministre, Liz Truss: Do mbaj postin derisa…

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss njoftoi dorëheqjen nga posti i saj. 

Truss i ka thënë Mbretit Charles se do të japë dorëheqjen si lidere e Partisë Konservatore.

“Unë e pranoj… duke pasur parasysh situatën, nuk mund të mbaj mandatin me të cilin u zgjodha nga Partia Konservatore”.

Truss tha se do të mbahen zgjedhjet për lidershipin e Partisë Konservatore. Ajo tha se do të qëndrojë si kryeministre derisa të zgjidhet një pasardhës nëpërmjet zgjedhjeve të lidershipit që do të mbahen brenda javës së ardhshme.

“Këtë mëngjes takova kryetarin e Komitetit të vitit 1922, Sir Graham Brady. Ne ramë dakord që do të ketë një zgjedhje lidershipi që do të përfundojë brenda javës së ardhshme.

Kjo do të sigurojë që ne të mbetemi në rrugën për të realizuar planin tonë fiskal dhe për të ruajtur stabilitetin ekonomik dhe sigurinë kombëtare të vendit tonë. Unë do të qëndroj si Kryeministër derisa të zgjidhet një pasardhës. Faleminderit.”

Liz Truss njoftoi dorëheqjen e saj pas 44 ditëve kaotike në detyrë gjatë së cilës humbi besimin e deputetëve konservatorë dhe publikut.

Ajo është kryeministrja që ka qëndruar më pak në detyrë në historinë e Britanisë pasi luftoi kundër një revolte të hapur nga konservatorët që kërkonin largimin e saj.

Zjarr Tv Ad