Balluku vijon këshillat për kursimin e energjisë elektrike: Mbyllni derën e frigoriferit dhe uleni kondicionerin në 21 gradë

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka vijuar ditën e sotme këshillat për kursimin e energjisë elektrike duke i kërkuar opozitës të bashkohen në një thirrje për qytetarët.

“Kemi nisur një fushatë për kursimin e energjisë. Nga thirrjet ndaj qytetarëve deri te vendosja e paneleve diellore. Bëhuni pjesë e fushatës për kursimin e energjisë. Do ishte mirë të dalim të gjithë bashkë për t’i bërë thirrje qytetarëve për të kursyer energji.

 Në vend që të dilni këtu që të gënjeni mendojeni njëherë të dalim bashkë dhe t’i kërkojmë familjarëve të kursejmë. Sot më shumë se çmimi është problem gjetja e sasive energjetike. Nuk ka asgjë të keqe t’i thoni fëmijëve të fikin dritat, të mbyllin derën e frigoriferit dhe të ulin kondicionerin në 21 gradë”, deklaroi ajo.

Ajo ironizoi opozitën duke deklaruar se në rast se do kishin qenë ata në pushtet në kushtet e krizës ekonomike do e kishin ulur automatin për qytetarët për t’i lënë ata në errësirë.

“Kjo është qeveria që ka menaxhuar krizat. Prit o zot kjametin të kishit qenë ju këto katër vite. Sot do kishin qenë njerëzit akoma në çadra. Çfarë do kishte ndodhur nëse do kishit qenë ju në krye në kohën e pandemisë. Një sfidë me jetën dhe vdekjen.

Çfarë do kishte ndodhur nëse do ishit ju në kohën e krizës energjetike, Do kishit ulur automatin dhe do e kishit lënë vendin në errësirë. Shqipëria do të bëjë më të mirë të investojë. Keni gjithë ditën që flisni dhe dezinformoni. Ky është një moment solidariteti”, u shpreh Balluku.

Zjarr Tv Ad