Liz Truss kryeministrja me mandatin më të shkurtër në historinë e Britanisë së Madhe, kush janë emrat që synojnë postin e saj pas dorëheqjes

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministrja britanike Liz Truss ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i saj duke u bërë kryetarja e qeverisë që ka qëndruar më pak në këtë detyrë, vetëm 44 ditë.

Në vend të dytë pas Truss, kryeministri britanik me mandatin më të shkurtër është George Canning i cili qëndroi 119 ditë në detyrë pasi ndërroi jetë papritur në vitin 1827.

Mandati i shkurtër i Liz Truss lidhet me kaosin ekonomik, rënien e paundit në nivelet më të ulëta historike dhe planin fatal për politikën fiskale nga kancelari Kwasi Kwarteng. Truss u shpreh se do të ketë një kryeministër të ri brenda javës.

Kush janë emrat e mundshëm për të zënë vendin e Liz Truss

Jeremy Hunt e ka përjashtuar tashmë veten nga marrja e këtij posti, por duket se ka deputetë të tjerë konservetorë që kanë pritshmëri.

Ish-kancelari Rishi Sunak ka theksuar se është gati për t’i hyrë kësaj gare. Udhëheqësja e Commons Penny Mordaunt gjithashtu e ka bërë shumë të qartë ambicien e saj se është gati për këtë detyrë. Suella Braverman, e cila dha dorëheqjen si ministre e Brendshme dje, ishte shumë kritike ndaj Truss.

Zjarr Tv Ad