Instalacioni 3,7 mln euro te Kryeministria në kohë krize, Fondi i Zhvillimit pezullon garën pas reagimit të qytetarëve

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria tërhiqet për momentin nga tenderi 3,7 milion euro për instalacionin me strukturë druri në oborrin e brendshëm të kryeministrisë.

Fondi shqiptar i zhvillmi ka pezulluar garën, por nuk ka bërë të ditura arsyet e këtij pezullimi. Kur u shpall, tenderi pati ngjallur shumë debate në publik, pasi në një kohë krize të thellë qeveria shqiptare po shpenzonte 3,7 milion euro për një projekt në dukje estetik.

Ndërkohë, kryeministri Rama pati deklaruar se nuk bëhej fjalë për një vepër arti por një projekt energjie të rinovueshme vetëm për mjedise punë.

Por në dokumentet e tenderit thuhet se energjia e rinovueshme është në funksion të parkut, për ndriçimin e tij. Po ashtu mbledhja e ujit të shiut, është në funksion të bimëve të instalacionit. Nuk dihet se kur do të hapet përsëri tenderi dhe çfarë do ndryshojë në kriteret e tij pasi nuk bëhet fjalë për anulim të tij por vetëm për pezullim.

Zjarr Tv Ad