Rama në panik, bëri ligjin e dosjeve për inat të Ilir Metës, refuzon lustracionin

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama përsëriti disa herë gjatë fjalës së tij se Kuvendi duhet ta harrojë lustracionin.

“Lustracionin ti duhet ta harrosh”, tha Rama duke iu drejtuar deputetëve të opozitës.

“Barbarinë e lustracionit e ka harruar e gjithë bota, por jeni ju që na e kujtoni sepse jeni ju që vazhdoni të mbani gjallë flakën e anti-komunistit komunist. Të gjithë ata, ndryshe nga ju, se ju flisni kot dhe bëheni deputetë, mbani fjalime, thoni hajde shpejt se do të votojmë, por mua më vjen keq për ata të tjetër që ju vijnë nga mbrapa. Të hapen dosjet dhe ta shohë edhe ai se kush është kush në këtë histori”, ishte një nga pasazhet e fjalimit të gjatë të Edi Ramës.

Por çfarë po ndodh në të vërtetë?

Kryeministri bëri ligjin e dosjeve për inat të Ilir Metës, pasi ky fundit me të lënë karrigen e presidentit të Republikës iu rikthye politikës aktive.

Dhe çmenduria e kryeministrit arrin deri aty sa mendon se stisja e akuzave të ulta do t’i shkojnë në funksion agjendës së tij për ta patur rrugën të lirë.

“Prandaj është shumë e thjeshtë, ne këtu që të kujtojmë pse kemi ardhur, në këtë proces na solli shtetasi I.M. Doli një I.M., u mbush dynjaja me fjalë. U pa që nuk merreshe dot vesh se kush është ky I.M. a është ai që u shkon mendja për keq. Është shumë thjesht, u zbulua apo jo që ka një pengesë për shtetasin I.M. Të hapet gjithë kjo kategori dosjesh dhe të lehtësohen të gjithë” – tha Rama.

Disa akuza të montuara përmes Autoritetit të Dosjeve i shërbyen si ushqim kreut të qeverisë për të gatuar një nga çmenduritë qesharake nga hiçi, thjesht e vetëm sepse Ilir Meta u pozicionua si faktor në opozitës, në përballje me pushtetin.

Edi Ramën pikërisht kjo e tmerron, mobilizimi i opozitës si forcë reale dhe shpresëdhënëse për ta ndëshkuar atë në zgjedhjet më të afërta.

Por sërish pyetja që mbetet është: Pse Edi Rama ka frikë nga lustracioni?

Dhe këtu është thelbi i gjithçkaje.

Zjarr Tv Ad