“Arsimi publik të futet në axhendën prioritare parlamentare”- Kreu i Sindikatës së pedagogëve thirrje studentëve: Parashtroni kërkesat tuaja

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi ka bërë thirrje që çështja e arsimit publik të futet në axhendën prioritare parlametare.

Ai i kërkoi studentëve të parashtrojnë kërkesat e tyre për një arsim të lartë më cilësore, që të mos “vazhdojnë të jenë më të persekutuarit”

Sandër Kovaçi: “Dekanatet të mbajmë qëndrim mbi peticionin. Nuk është çështje pagash, kërkojmë rritje të buxhetimit. Pedagogu të mos ketë nevojë të shkojë në universitete private për të mbajtur familjet, studentët tanë të mos jenë më të persekutuarit.

Të vijnë kërkesat e studentëve dhe sa pedagogët mund të ndihmojnë në realizimin e kërkesave të tyre. Autoritetet, qeveria dhe institucionet e tjera, po ashtu dhe politikës që me këtë rast ta fusë në axhendë prioritare parlamentare gjithë çështjen e arsimit publik. Jemi në rrugën tonë, të duhur.”

Zjarr Tv Ad