“Nuk ka vullnet për bashkim të PD”- Ervin Salianji: Opozita është e vonuar me protesta, nuk duhet të presë që…

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur skeptik për procesin e bashkimi të PD-së. Në një intervistë për News24, Salianji u shpreh se nuk shikon asnjë vullnet për të shkuar drejt një procesi gjithëpërfshirës dhe të përbashkët.

Sipas tij një varian për t’u përbashkuar është ndarja e bashkive që mund të bëhet mes dy grupimeve. Edhe pse vetë nuk ishte dakord për këtë, deklaroi se mund të ishte një mundësi bashkimi.

“Unë po them një tezë si mund të jetë bashkimi. Po marr të dy pjesët, Sali Berisha ka shpallur primaret nga ana tjetër PD zyrtare ( po e quaj kështu për efekt komunikimi) ka një anëtar një votë. Ku ndahemi këtu, cila është ndarja? E kemi të shkruar të bardhë mbi të zezë që në PD vendosin anëtarët. Nëse hapet për simpatizantët shumë herë më mirë që mos ketë lista të kontestuara. Nuk vjen një socialist të votojë, sidomos në zonat e vogla. Mos bëjmë që ky është një proces i ndërlikuar, I vetmi ndërlikimi që bëhet është manipulimi për interesa të caktuara. Bëjmë sikur bëjmë primare që të nxjerrim emrin që kemi piketuar, bëjmë sikur bëjmë një anëtar një votë për të nxjerrë emrin që kemi përcaktuar. Duke qenë se është kjo klimë mosbesimi, bashkimi i tyre në grupe të përbashkët, se vetë këtu ka mbetur tek kandidatët, tani po bëhet fjalë ca do marrim. Sot të thuhet qartë troç, që ne duam kaq bashki. Unë nuk jam për atë variant, por mund të ishte një prej varianteve. Duam që kaq bashki të jenë për ata që kanë mbështetur këtë linjë, kaq këtë linjën tjetër. Përderisa unë nuk shoh asnjë vullnet të tillë për të shkuar drejt një procesi gjithëpërfshirës dhe të përbashkët. Më vjen keq të them po shoh që e gjithë loja po bëhet për të ardhur këtu në studio dhe për të thënë që ne i bëjmë të gjitha përpjekjet, por ata të tjerët ishin të këqij, qoftë njëra qoftë tjetra”, tha Salianji.

Sa i takon protestave, deputeti demokrat u shpreh se PD duhet të ishte në protestë: “Duhet të kishte dalë në protestë, nuk mundet që opozita të presë ta tërheqë shoqëria siç po ndodh. Opozita duhet ti prije protestave.. jemi të vonuar tek protestat. PD dhe opozita duhet të bashkohet dhe të dalë në protesta të fuqishme.”

Zjarr Tv Ad