“Koha të ndalim shpopullim”- PL: Sipas Eurostat po largohen më shumë qytetarë nga Shqipëria se nga Ukraina

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar në lidhje me të dhënat e publikuara nga Eurostat, sipas të cilave 1100 shqiptarë kanë kërkuar azil politik gjatë 8 muajve.

Përmes një postimi në facebook Xhixho shkraun se edhe nga Ukraina që është në luftë janë larguar më pak qytetarë se nga Shqipëria.

Ajo nënvizon se qytetarët po largohen pasi qeveria u ka vrarë shpresën dhe thekson se është koha që të ndalet shpopullimii vendit.

POSTIMI I PLOTË

Shqiptarët duan të largohen sepse kjo qeveri e ka bërë këtë vend të pajetueshëm.

Nga Shqipëria po ikin më shumë se nga Ukraina, sipas Eurostat.

1100 shqiptarë kanë kërkuar azil përgjatë 8 muajve, ndërsa ukrainas që i ikin luftës janë vetëm 950.

  • Aplikimet u rritën me 68% krahasuar me vitin e kaluar

Shqiptarët po ikin se kjo qeveri u ka vrarë shpresën.

Rama po ia del të dëbojë nga vendi më shumë qytetarë seç dëbon Putini nga Ukraina.

Është koha të ndalim shpopullimin!

Është koha të rikthejmë shpresën!

Zjarr Tv Ad