Ish-deputeti bën deklaratën e fortë: Sali Berisha ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit

0
699
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, komentoi mbrëmjen e sotme hapjen e dosjeve të ish- Sigurimit të Shtetit. Ai tha se ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të shtetit, por edhe shërbimeve të tjera.

Braho foli në një intervistë në “News 24” edhe për largimin e ish-kreut të Policisë Gledis Nano, i cili sipas tij u largua pasi dorëzoi një listë me drejtues të Policisë së vendit që zotëronin biznese dhe merrnin rroga nga palë të dyta.

“Shqipëria nuk ka patur vullnet për t’i hapur Dosjet sepse ka patur shumë nga ata që u angazhuan te këto ndryshimet demokratike, kështu që drejtuesit e parë të PD në Durrës ishin bashkëpunëtorë të ish-sigurimit, edhe Sali Berisha ka qenë bashkëpunëtor, edhe i shërbimeve të tjera. I kam thënë hajde shkojmë në gjyq, dikush thoshte i ka marrë dosjet në shtëpi, njerëzit janë gjallë akoma, kanë lënë shënime. Para ’90-ës kam qenë gjyqtar, kam punuar me Dosjet, kam kaluar me mijëra dhe nuk ma bën syri tërr shumë se e njoh nga afër një pjesë të tyre.

Votimi ligjit nga opozita dhe mazhoranca ishte për të hequr qafe kundërshtarët, nuk ka gjë tjetër në këmbim. Marrëveshja është sa për të bërë numrat, ne do heqim këtë, ju bjerini atij tjetrit. Ai ikën në Izrael për t’i thënë më mbroni nga Irani dhe këtej viziton fabrika kanabisi. Vizita e Ramës ishte provokuese sepse ne mbrohemi nga kapitulli i pestë i NATO-s, ai nuk ka besim te NATO as Amerika dhe i kërkon ndihmë Izraelit, por atje vajti dhe u takua me sheikun e Katarit. Vajti të kthejë lekët në euro ose eurot në lekë.

Nuk është çudi, policia atë punë ka, e papërgatitur është, i është dhënë urdhër nga qeveria që në 100 ditët e ardhshme do punojë jashtë orarit, pa paga. Raste të tilla ka pasur gjithmonë, duhen eliminuar, por policia nuk është e kujdesshme dhe e kulturuar, i nxjerrin me 6 muaj kurs. Duhet de kriminalizuar policia, nuk mund të punojnë drejtorë milionerë me biznese, të lidhur me krimin, mora vesh ish drejtori i mëparshëm u hoq se ka dorëzuar një listë me disa drejtues që merrnin rroga nga palë të tjera., e hoqën se fliste shumë anglisht me ambasadën amerikane”, u shpreh Spartak Braho.

Zjarr Tv Ad