“Dosjet”, Nesho: Ndaj Metës është bërë sulm politik! Juristi: Ka një gjë nën ksulë kreu i PL…

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, komentoi mbrëmjen e sotme hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Ai tha se ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, nuk ekziston asnjë dosje dhe se gjithçka që ka ndodhur është vetëm një sulm politik.

Ndërkohë ndërhyri juristi Plarent Ndreca, i cili tha se Rama nuk e përmendi kreun e PL, por vetëm inicialet I.M, duke shtuar se nëse ai nuk ka kryer vepër penale, nuk ka pse të shqetësohet.

Pjesë nga diskutimi:

Nesho: Nuk ekziston një dosje e tillë. Është një sulm politik që ka filluar vite më parë. Tani është koncentruar te opozita dhe kërkohet të ketë ndarje të opozitës. Mund të mendohet nga Rama si kurth politik, por është një qeveri që ka dështuar para aferave të inceneratorëve, duhet t’i kthejë popullit shqiptar mbi gjysmë mld lekë dhe në këtë mënyrë krijon brenda natës një email, ne e dimë kush e ka bërë. Ishte një email anonim.

Ndreca: Rama nuk tha emër, por një person I.M. Media e ka cuar në këtë pikë për Ilir Metën, Nëse Meta nuk ka dosje, atëherë s’ka vend për t’u shqetsuar për ligjin. Argumenti që përdor tregon se ka një gjë nën ksulë. Nëse ai nuk ka kryer vepër penale, nuk ka pse të shqetësohet.

Zjarr Tv Ad