Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar ligjin e ndërmarrë nga maxhoranca në bashkëpunim me një pjesë të opozitës për hapjen e dosjeve, si një mekanizëm të kryeministrit Rama për të mbajtur pushtetin.
I ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Open”, të gazetares Eni Vasili, në News 24, Lubonja nënvizoi se sa herë që kryeministrit i rrezikohet pushteti, ai ndërmerr iniciativa të të tille ligjore për të shmangur largimin nga qeveria.
Ai tha se edhe reforma në drejtësi dhe reforma administrative janë ligje të ndërmarrë nga Rama për të zgjatur kohën e qeverisë së tij, njësoj siç po bën sot me ligjin e dosjeve.
“Gjer tani kemi këtë, por vetë duke marrë parasysh që mbaron në 2022, dhe Ilir Meta në momentin në fjalë nuk ishte as president as asgjë, ka një problem, sepse ishte qytetar, dhe edhe sikur ta kishte hapur autoriteti, e mban aty. Këtu ka një intrigë politike, që e tha dhe kryeministri, që u bë sebep I.M dhe po e hapim.
Pra ka s’ka Meta dosje, nuk jepet më informim për I.M ose kushdo qoftë.
Unë e shikoj këtë korrigjim në thonjëza, në vazhdën e shumë veprimeve që ka bërë Rama për të kontrolluar pushtetin. Në 2013 e fitoi pushtetin me koalicion.
Në vitin kur e ka që me koalicion siç fitoj mund të rrezikohej, prishi ligjin. Jemi në një vazhdë që për të rritur kontrollin dhe pandëshkueshmërinë nga publiku dhe për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, shtohen mekanizma që pakësojnë mundësinë që Rama të rrëzohet nga pushteti, ky është problemi më i madh i këtij ligji.
Edhe reforma në drejtësi është bërë për këtë punë, edhe reforma administrative është bërë për këtë punë dhe ky është shqetësimi më i madh për demokracin”, tha Lubonja.