Zgjedhjet lokale, PD hap procesin e përzgjedhjes së emrave që do të garojnë në primare në Tiranë, Durrës dhe Elbasan! Si veprohet në rast se refuzohet kandidatura

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka miratuar rregulloren për primaret që do të zhvillohen në Tiranë, Durrës dhe Elbasan për të përzgjedhur kandidatët që do të dalin përballë PS në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kështu çdo degë duhet të mbledhë propozimet për kandidatët e PDSH në primare në takimet me anëtarësinë ne nivel seksioni apo grupseksioni.

Emrat e kandidatëve të propozuar nga anëtarësia do të kontaktohen nga dega që të plotësojnë dokumentet ku do të përfshihen: formulari i kandidimit, jetëshkrimi, deklarata për respektimin e e etikës dhe integritetit gjatë fushatës, vetëdeklarim për plotësimin e kushteve statutore dhe formulari vetjak.

Në rast se personat e përzgjedhur për të garuar në primare do të refuzojnë të jenë kandidatë, dega siguron nga ai marrjen e një konfirmimi me shkrim për refuzimin e kandidaturës.

Dokumentet do të dorëzohen pranë sekretariatit organizativ në qendër. Afati për dorëzimin e dokumenteve do të njoftohet në ditët në vijim.

Zjarr Tv Ad