U emërua për t’u përballur me fluksin e emigrantëve/ Gjenerali britanik: Këtë vit, 12 mijë shqiptarë udhëtuan me gomone drejt Mbretërisë së Bashkuar

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rreth 12 mijë burra nga Shqipëria kanë udhëtuar ilegalisht drejt Mbretërisë së Bashkuar me gomone përgjatë këtij viti. Sipas Daily Mail, këtë e ka konfirmuar Home Office, pasi emëroi një gjeneral britanik i cili do të përballet me këtë problem.

Ai u shpreh gjatë prezantimit se në total ishin 12 mijë shqiptarë që kanë udhëtuar ilegalisht përmes kanalit, ndërsa 10 mijë prej tyre ishin të rinj, burra të pamartuar.

Dan O’Mahoney tha i shqetësuar se këto shifra përbëjnë rreth 1-2 përqind të popullsisë së re në Britani, përfshirë meshkujt nga mosha 20-40 vjeç.

“Rritja e shifrave ka qenë në mënyrë eksponenciale, ne mendojmë se arsyeja kryesore është mafia shqiptare këtu. Kriminelët nga Shqipëria janë vendosur në veri të Francës dhe kanë filluar të presin një numër të madh emigrantësh. Disa prej shqiptarëve që kanë mbërritur kanë këërkuar azil dhe ne jemi munduar t’i ndihmojmë, por dhënia e lejeve të qëndrimit apo azilit është në masë të ulët” – tha gjenerali britanik.

Oficeri paralajmëroi se ka një kriminalitet të madh dhe shumë të dëmshëm që po kryhej në MB nga bandat e organizuara shqiptare.

Gjenerallejtënant Stuart Skeates, i cili gjithashtu ka shërbyer në luftën e Bosnjës, është punësuar si koordinator special për migrimin ilegal të shqiptarëve.

Ai ka punuar më parë si këshilltar i kancelarit të Dukatit të Lancasterit, duke parandaluar njerëzit e cenueshëm të ‘shfrytëzuara nga trafikantët e qenieve njerëzore’ dhe ‘duke mbrojtur kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar’.

Zjarr Tv Ad