Firmoset marrëveshja mes PD dhe PL për bashkëpunim në zgjedhjet lokale. Berisha dhe Meta shtrëngojnë duart

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë pas takimit mes kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe liderit të PL-së, Ilir Meta sot është firmosur edhe marrëveshja, për ta bërë zyrtare.

Dy kryetarët e partive firmosën marrëveshjen vetëm pak ditë pasi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi 14 majin 2023 si datën e zgjedhjeve lokale.

I pari ka mbërritur Ilir Meta i shoqëruar nga Petrit Vasili dhe Tedi Blushi, më pas mbërriti edhe Sali Berisha, i cili në një komunikim shkurt për media tha:  “Ekzekutimit politik të personit më negativ që ka pasur Tiranë ndonjëherë në qeverisje”.

Fillimisht dy krerët e partive zhvilluan një takim kokë më kokë, pa praninë e mediave.

Po ashtu, mes dy kryetarëve të partive kryesore opozitare është rënë dakord që protesta e përgjithshme kundër qeverisë të zhvillohet më 12 nëntor.

MARRËVESHJE

Ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023

Sot, me datë 27 tetor 2022, ne, përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, firmosim marrëveshjen që vijon, pas konstatimit se Shqipëria është në momente kritike:

  1. për shkak të korrupsionit shkatërrimtar;
  2. të asgjësimit të pluralizimit politik në nivel vendor;

III. të shpopullimit masiv dhe tragjik;

  1. të krizës ekonomike, që po çon në kolaps vendin;
  2. të qeverisjes së kapur peng nga trafiqet, paraja e pisët dhe korrupsioni.

Në këto kushte, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia e Lirisë, dakordësohen që t’i ofrojnë Shqipërisë një alternativë fituese në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, që përfaqëson vetëm interesat e qytetarëve dhe interesin më të lartë publik.

Vendosin:

  1. Konkurrimi për Kryetarët e Bashkive do të bëhet me kandidatë të përbashkët, të cilët vendosen nga rezultati i konkurrimit në primare, që do të organizohen nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
  2. Referendumi, si forma e shprehjes direkte të vullnetit të qytetarëve, për çdo çështje që i shqetëson, në nivel qendror apo lokal, do të jetë angazhim madhor dhe i patjetërsueshëm, për të cilin PDSH dhe PL do të ndërmarrin të gjitha nismat ligjore dhe aksionet publike të nevojshme për realizimin e kësaj të drejte kushtetuese të mohuar prej 25 vjetësh.
  3. Këshillat Bashkiake, si institucionet më të rëndësishme të përfaqësimit të qytetarëve, do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë, në rastet kur këshilltarët e kësaj të fundit rezultojnë përcaktues në sigurimin e shumicës në këta këshilla.
  4. Të angazhohen për realizmin e transparencës së plotë për menaxhimin dhe përdorimin e të gjitha fondeve publike, si edhe të gjitha vendimeve të Këshillave Bashkiake dhe të Bashkive që lidhen me to, përfshirë organizimin e seancave të hapura publike, me lidhje live në televizionet kombëtare dhe rrjetet sociale, në funksion të llogaridhënies para qytetarëve.
  5. Të angazhohen, me prioritet të veçantë, për realizimin e vazhdueshëm të seancave publike të hapura të Këshillave Bashkiake, me lidhje live në televizionet kombëtare dhe rrjetet sociale, ku qytetarët të dëgjohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në seancat plenare.
  6. Të angazhohen përmes nismave të përbashkëta institucionale, për ndalimin e betonizimit kriminal dhe korruptiv të qyteteve, duke i dhënë përparësi në vendimmarrjen lokale shëndetit të qytetarëve dhe gjelbërimit të qyteteve.

Për Partinë Demokratike Sali BERISHA Kryetar

Për Partinë e Lirisë Ilir META Kryetar

Tiranë, 27 Tetor 2022

Zjarr Tv Ad