ARRSH njofton qytetarët: Devijohet trafiku nga mbikalimi i Pallatit me Shigjeta te rrethrrotullimi Shqiponja Loti 3

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar të gjithë qytetarët se për shkak të punimeve që po kryehen për projektin e rehabilitimit të segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta te rrethrrotullimi Shqiponja Loti 3 në Tiranë, do të devijohet trafiku në këtë aks rrugor. Në një njoftim në Facebbok ARSH ka sqaruart se projekti do të kryehet në dy faza.

Kështu  automjetet që kanë destinacion Durrësin dhe aeroportin, pas daljes nga rrethrrotullimi i Mbikalimit të Pallatit me Shigjeta në drejtim të rrugës “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lot-it 3 dhe do të kenë akses në autostradë konkretisht në km 1+744, 200m para nënkalimit të “O-Zone ndërsa për automjetet që vijnë nga mbikalimi i Pallatit me shigjeta aksi kryesor nuk do të ketë ndryshim lëvizje.

“Në vijim të punimeve për zbatimin e projektit në objektin “Rehabilitimi i segmentit rrugor Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta–Rrethrrotullimi Shqiponja Loti 3“ në datën 29.10.2022 do të kryhet devijimi i trafikut i ndarë në dy faza: Faza e parë” Automjetet që kanë destinacion Durrësin dhe aeroportin, pas daljes nga rrethrrotullimi i Mbikalimit të Pallatit me Shigjeta në drejtim të rruges “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lot-it 3 dhe do të kenë akses në autostradë konkretisht në km 1+744, 200m para nënkalimit të “O-Zone”. Për autometjet që vijnë nga mbikalimi i Pallatit me shigjeta “aksi kryesor” nuk do të ketë ndryshim lëvizje. Kohëzgjatja e punimeve në rrugën kryesore është parashikuar të zgjas për një periudhë 15-ditore. Faza e dytë: Pas mbarimit të fazës së parë do t’ju paraqesim edhe planin e Menaxhimit të Trafikut Faza e Dytë, i cili është parashikuar të zgjasë për një periudhë 3-javore”, shkruan ARRSH.

Kohëzgjatja e punimeve në rrugën kryesore është parashikuar të zgjas për një periudhë 15-ditore. Ndërsa pas përfundimit të fazës së parë, ARRSH njofton se do të paraqesë edhe planin e Menaxhimit të Trafikut Faza e Dytë, i cili është parashikuar të zgjasë për një periudhë 3-javore.

Linku i postimit:

https://www.facebook.com/arrsh.gov.al/photos/pcb.1661791300882139/1661790424215560

Zjarr Tv Ad