Presidentja e KE Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Rama e pret me ceremoni zyrtare në Rinas

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka mbërritur pak çaste më parë në aeroportin e Rinasit. Zyrtarja e lartë e BE është pritur me ceremoninë zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, paraditen e sotme von der Leyen zhvilloi një vizitë në Prishtinë, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani, ndërsa theksoi se Kosova e meriton liberalizimin e vizave.

Bëhet me dije se në orën 15:45 do të zhvillohet një takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri, ndërsa në orën 16:30 do të ketë një konferencë për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe von der Leyen.

Zjarr Tv Ad