Bastisja e banesës së Donald Trump në Florida, avokatët e ish-presidentit përplasen me prokurorët në seancën e “fshehtë”

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ekipi ligjor i ish-presidentit Donald Trump dhe prokurorët që trajtojnë hetimin e dokumenteve të Mar-a-Lago, janë përballur këtë të enjte në gjykatën federale në Uashington, DC, në një mosmarrëveshje sekrete lidhur me hetimin e paprecedentë.

CNN raporton se avokatët e Trump– duke përfshirë James Trusty, Evan Corcoran dhe Lindsey Halligan, dhe prokurorja Julie Edelstein kanë shkuar në një procedurë të mbyllur para kryegjyqtarit Beryl Howell, në Gjykatën Federale.

Zhvillimi është shenjë treguese se prokurorët po përpiqen të çojnë përpara hetimet e tyre në trajtimin e dokumenteve që Trump mori në vilën e tij pasi u largua nga detyra si president.

Avokatët e Trump refuzuan t’u tregonin gazetarëve në vendngjarje pse ishin në gjykatë.

Këshilltari i ngushtë i Trump, Kash Patel, i cili është caktuar të punojë me të dhënat e tij pas presidencës, u paraqit më parë para kësaj jurie të madhe dy javë më parë dhe kërkoi zbatimin e Amendamentit të Pestë, duke refuzuar t’u përgjigjej pyetjeve.

Përveç kësaj, Departamenti i Drejtësisë ka kërkuar që të gjitha të dhënat e ndjeshme që mund të jenë ende në posedim të Trump, t’i kthehen qeverisë federale.

Howell, i Gjykatës së Qarkut të SHBA në DC, zakonisht trajton mosmarrëveshjet që lindin në lidhje me procedurat e jurisë së madhe, të cilat mbahen të fshehta.

Zjarr Tv Ad