Raporti i Dick Marty, Balla: I kërkova deputetes gjermane të mbështesin nismën

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfundon takimi i kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla me deputeten gjermane, Gabriela Heinrich.

Gjatë konferencës së përbashkët, Balla u shpreh se i ka kërkuar Bundestagut gjerman që të mbështesë nismën që Shqipërua ka marrë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për raportin e Dick Marty.

Ndërkohë Balla falënderoi qeverinë gjermane për mbështetjen ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor për krizën energjetike.

“Kemi biseduar për agresionin rus kundër Ukrainës. E dënojmë atë si një agresion kundër demokracisë. Falënderojmë Gjermaninë për mbështetjen për vendet e Ballkanit Perëndimor për krizën energjetike. Do të ketë një taksë ndaj prodhuesve të energjisë, po fitojnë 10 herë më shumë se në kushtet normale, e domosdoshme për t’u ardhur në ndihmë atyre që janë dëmtuar më shumë”, u shpreh Balla.

EURONEWS ALBANIA

Zjarr Tv Ad