Ishte në kërkim, vetëdorëzohet në polici ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj! U dënua me 3 vite burg për tjetërsim prone

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fran Frrokaj është vetëdorëzuar në policinë e Lezhës pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest pas dënimit me 3 vite burg nga Gjykata e Apelit të Shkodrës.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës u dënua sot nga Gjykata e Apelit sëbashku me 15 persona të tjerë për tjetërsimin e pronave tek zona e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Pas vendimit, Fran Frrokaj është larguar nga gjykata pasi në atë moment nuk ishte lëshuar një urdhër-arresti për ndalimin e tij.

Policia nisi menjëherë kërkimet për Frrokajn dhe 15 personat e tjerë, ku për disa orë nuk gjendeshin.

Zjarr Tv Ad