Sulmi në uzinën e armëve në Gramsh/ Dy rusët dhe ukrainasi dërgojnë rekurs në Gjykatën e Lartë

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe Fedis Alpatov, të arrestuarit pas sulmit në uzinën armëve në Gramsh kanë dorëzuar në Gjykatën e Lartë rekurs “vlerësimin e arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës arrest me burg”.

Mbi shtetasit rusë dhe 25-vjeçarit nga Ukraina, rëndojnë akuzat për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.

Dy rusët, Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov sulmuan rojet në uzinën e Gramshit dhe janë të akuzuar për spiunnazh. Ata kërkuan pak kohë më parë lehtësim të masës së sigurisë, mirëpo Gjykata nuk ua pranoi kërkesën. Mikhail Zorin, 24-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeç dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjeç erdhën në territorin e Shqipërisë nga pika të ndryshme kufitare. Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe hyri në vendin tonë nga Rinasi. Ukrainasi, Fjodor Mihajlov ka hyrë në vendin tonë nga Porti i Durrësit me makinën ‘Chevrolet. 24-vjeçari Mikhail Zorin, ka hyrë në vendin tonë nga Murriqani, vetëm me një biçikletë.

Zjarr Tv Ad