Pasi i ndoqën dhe hetuan për disa javë, policia mësyn në Lezhë dhe vë në pranga tre persona. Dyshohet se kryenin…

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë gjatë Lezhë operacionit të koduar “Plani”, ku u sekuestruan sasi lënde narkotike kanabis.

“Në vijim të punës hetimore për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike, duke ushtruar kontrolle në të gjithë qarkun, si dhe duke përdorur hetimet proaktive, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Plani”.

Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë shtetasit D. K., 26 vjeç dhe E. Gj. 24 vjeç. Këta shtetas janë ndjekur gjatë një hetimi disajavor proaktiv, si bashkëpunëtorë me njëri-tjetrin, në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Gjatë kontrollit të banesave, u janë gjetur rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe peshore elektronike.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit, në vijim të kontrolleve të bazuara në inteligjencën informative, është kapur në flagrancë, në Laç, shtetasi K. M., 27 vjeç, banues në Vlorë, të cilit gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa, rreth 85 gramë”, ben me dije policia.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Zjarr Tv Ad