Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një 70 vjeçar në Vlorë është gjendur pa shenja jete nga familjarët e tij në vendin e punës si roje në një subjekt privat. Sipas njoftimit të policisë, viktima dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Vlorë/ Informacion paraprak
Sot, rreth orës 15:00, në lagjen “1 Maji”, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, në vendin e punës si roje në një subjekt privat, shtetasi H. A., rreth 70 vjeç, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.