INTERVISTA/ Flet CEO i “Acromax” dhe nxjerr emrat: Kush janë VIP-at që abuzojnë me klikimet! Konflikti me këngëtarët dhe ‘ndjekësit’ e blerë nga India e Pakistani

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mund ta quajmë një “luftë” atë që ka nisur midis CEO-s së “Acromax”-it dhe personazheve të njohur të skenës. Aldor Nini ka vendosur të flasë me emra dhe me fakte, duke zbuluar kështu kush janë VIP-at që i kanë klikimet e blera. Në intervistën e tij ekskluzive për gazetën “Panorama”, Nini zbulon detaje të reja rreth këtyre blerjeve që duket se po deformojnë rrugëtimin e muzikës shqiptare.

Duke na zbuluar sesi është gjendja reale e klikimeve të disa nga emrave më të njohur në treg, Nini rrëfen se rreth 90 për qind e personazheve kanë një performancë të dobët në “YouTube”. Megjithatë, ai vlerëson edhe disa artistë, duke i vendosur në krye të listës si më të klikuarit.

Aldor Nini vendos të “hap kutinë e Pandorës”, pse vendosët të flisnit tani?

Pavarësisht që jam themeluesi dhe drejtori i “Acromax”-it deri para një muaj nuk kam qenë i përfshirë në menaxhimin e strategjisë të sektorit të muzikës, jam përqendruar më shumë te pjesa financiare, teknologjike dhe operative të biznesit dhe ndërtimit të saj, si edhe jam marrë me shumë me televizionet dhe nevojat e tyre si klientë, diçka që ka qenë shumë e suksesshme në gjithë rrugëtimin e “Acromax”-it. Tani që kam marr përsipër edhe sektorin e muzikës kam analizuar problemet më kryesore që kemi hasur ne si kompani dhe klientët tanë të muzikës në gjithë këto vite dhe ky ishte një nga problemet më madhore, prandaj zgjodha ta adresoj dhe ta zgjidh. Ne kemi hapur ndërkohë edhe zyrat tona në Shqipëri, dhe operojmë 100%, pa kontraktues ose palë të treta, e njëjta gjë vlen edhe për zyrën në Kosovë.

Kemi ndjekur deri më tani reagimet e artistëve të cilët iu permend emri prej jush, po reagime ndaj jush ka pasur, personale në adresën tuaj e kam fjalën?

Ka pasur shume reagime, shumica e reagimeve kanë qenë shumë pozitive, më kanë falënderuar për guximin dhe lodhjen që po mer remi me problemin e klikimeve false, të blera dhe ato që gjenerohen në vende ekzotike. Por, ka pasur dhe disa raste që më kanë atakuar personalisht pse po merrem me këtë temë.

Thatë që ka disa artistë që blejnë klikime, përse zgjodhët këto 3 emra për t’i përmendur?

Ardit Çuni më atakoi në biseda private edhe pa nxjerr emrin e tij, madje më tha që nuk e ka problem fare nëse dalin statistikat e tij, më vendosi në pozitë sikur po bëja diçka jo të mirë duke atakuar klikimet false dhe të blera. Nuk e kuptova motivimin e tij për të thënë të vërtetën, por kur e pashë që nuk po ndalonte dhe po e kalonte në diskutim personal, atëherë vendosa në emisionin e radhës ta përmend me emër dhe me fakte. Alban Ramosaj ka qenë një person që unë deri para një eventi në Malin e Zi nuk e kisha takuar ndonjëherë dhe faktikisht më la një përshtypje shumë të mirë me mënyrën se si e konceptonte tregun e muzikës. Prandaj u takuam, atëherë me drejtuesen e sektorit të muzikës në kompaninë tonë, dhe biseduam shumë gjatë për mënyra të favorshme dhe të pastra marketingu pa blerë klikime. Albani vetë mu duk sikur ishte kundra klikimeve të blera dhe suportonte në radhë të parë artin të cilin krijonte dhe jo klikimet.

Pa asnjë lloj arsyeje u shkëput kontakti me Albanin, ai nuk u përmend më dhe nxori videoklipin e ri, me klikime nga vende si India dhe Pakistani. Mua personalisht më pëlqeu shumë projekti i tij i fundit, por ai zgjodhi këtë strategji, diçka që unë e pranova dhe respektova. Kur doli Ardit Gjebrea me postimin zyrtar në llogarinë e tij në “Instagram” kundra klikimeve false, Albani duartrokiti sërish kundra blerjes së klikimeve dhe unë e trajtova si një mbështetës në rrugën drejt zhdukjes së klikimeve false. Por, duke parë statistikat nga dita në ditë ai vetë e ka bërë këtë gjë dhe nuk mendoj që ka vend hipokrizia në tema kaq delikate për artistët. E kontaktova Albanin për ta pyetur se mendova që mund ta kenë gënjyer të tjerë, siç dhe disa artistë kanë rënë pre e mashtrimit, por ai nuk u përgjigj. Atje kuptova që Albani po luan një sjellje shumë hipokrite në gjithë këtë fenomen dhe prandaj vendosa ta përmend me fakte.

Sa i përket Ledrit, ai kurrë s’ka pasur nevojë për klikime të blera dhe statistika që nxora tregon pikërisht atë gjë, që edhe se ka klikime nga vende të ndryshme, klikimet nga Shqipëria dhe Diaspora e Shqipërisë janë të mjaftueshme për Ledrin që të tregojnë suksesin e tij në treg. Ledrin e përmenda më shumë si rast pozitiv, në mënyrë që dhe publiku të kuptoj që ka dallim të madh në treg dhe cilësi.

Mund të zbuloi për “Panorama Plus” emra të tjerë këngëtarësh që blejnë klikime?

Të mërkurën kisha një bisedë me një artist, Killo, për këtë temë, pasi doja ta veja atë në dijeni për disa klikime nga Rusia për këngën e re që ka nxjerr. E kisha bisedën me dashamirësi që ta informoja që ndoshta po e gënjen dikush, por ai reagoj shumë keq dhe tha që kjo gjë është normale se kur bën marketing që ia tregon klipin njerëzve në ato vende do tregohet, përveç asaj gjithmonë me bindjen e tij të plotë mbi keqkuptimin moral dhe artistik, ma servir bisedën duke më akuzuar që nxjerrja e këtyre informacioneve sipas tij, është shkelje e privatësisë. Duke e pyetur se si e justifikon këtë ligjërisht tha që ka punuar me avokat, por duke qenë se jam dhe vetë në fushën e duhur dhe njoh rrjedhjen logjike juridike, mendoj se nuk janë ato të dhëna personale të artistit në fjalë nëse ato nuk krijohen nga vetë artisti.

Ndër gjithë këto vite me “Acromax”, kush është artisti që ka “abuzuar” më shumë me blerje klikimesh?

Emra nuk dua të përmend më, se besoj se mesazhi i ka ardhur të gjitha atyre që e kanë bërë këtë gjë masivisht në të kaluarën, por unë e di që ka disa artist që harxhojnë me dhjetëra mijëra euro për klikime të blera, ato duken sepse bëjnë shumë klikime për një kohë shumë të shkurtër dhe pastaj kalojnë në zero rritje ose kanë shumë më pak klikime të reja. Nëse një këngë merr vrullin e parë kaq të suksesshëm, zakonisht nuk ndalon aq shpejt. Por nuk dua ta gjeneralizoj se kemi akoma shumë këngë, të cilat janë bërë vite e vite më parë, kur teknologjia akoma s’ka qenë kaq e përparuar sa sot madje dhe transmetimi i këngëve dëgjohej me MP3 ose dërgohej me “Bluetooth” nga njëra shoqëri te tjetra. Këto këngë akoma sot e kësaj dite janë hite, dëgjohen në çdo club të Tiranës dhe i dinë me fëmijë e te rritur. Unë do thosha që një këngë të mirë nuk e bëjnë klikimet, por cilësia dhe përkushtimi që artistët hedhin në këngë. Unë synoj që tregu jonë të mbushet me më shumë këngë të cilat mund ti dëgjosh dhe të kënaqesh prej tyre, të të inspirojnë për ide të mira dhe të çlodhesh kur i dëgjon. Këtë pres unë nga tregu ynë.

Veç dukjes, çfarë benifiti kanë artistët nga blerja eklikimeve?

Asgjë, madje i prishin punë vetes, sepse “YouTub”-i sa më shumë klikime të blera të gjenerohen aq më pak mundet të ia promovojë materialin për të marrë reklamë organike brenda platformës.

A është blerja e klikimeve një fenomen i artistëve shqiptarë?

Absolutisht që jo, por në tregun e muzikës shqiptare është bastarduar, e kemi pak zakon ne që marrim fenomenet nga jashtë dhe i shqiptarizojmë. Në rastin konkret ku bota ka ndaluar të blejë klikime në masë, ne e kemi bërë të përditshme dhe standard, sepse lodhemi më pak por dukemi më shpejt dhe më efecient te publiku, pavarësisht që si kemi bërë hyzmetin këngës, por më shumë dukjes.

Si i provon Aldori akuzat e tij për personazhet?

Për ato emrat që përmenda i kemi nxjerr fotografitë nga sistemi i “YouTub”-it që na kanë ardhur që vërtetojnë për ditë të caktuar se sa klikime ka pasur një këngë e caktuar nga vende të caktuara, është diçka shumë e thjesht. Këto foto po ju a vendos edhe juve në dispozicion që t’i publikoni. Njësoj si për këto emra, mund ta vërtetoj për këdo blen apo jo.

Keni menduar se një konflikt i tillë i krijuar mund t’ju dëmtojë në biznesin tuaj?

Aspak, në 10 vite që punojmë me tregun shqiptar ka qenë gjithmonë strategjia jonë të jemi ato që rregullojmë tregun dhe sjellim gjëra të reja, si edhe i hapim sytë njerëzve për gjërat që ndodhin. Si shembull, nga viti 2009/2010 ka pasur kompani që publikonin videot e këngëtarëve, por i thoshin këngëtarëve që reklamat i vendos vetë “YouTube”-i, dhe që nuk ekzistojnë përfitime nga reklamat, ne filluam direkt me një model ku të ardhurat i ndanim me artistët ndërkohë që të tjerët vazhdonin me modelin që monetizimi nuk sjell të ardhura. Çfarë dua të them është, që edhe sot 10 vite më vonë ne prapë duam t’i hapim sytë tregut se çfarë është rruga e duhur për të pasur suksesin afatgjatë, dhe fakti që kemi qenë të qëndrueshëm dhe të suksesshëm për kaq kohë në tregje mendoj se është indice goxha e fortë që kjo strategji ka funksionuar dhe do të funksionojë.

Kë do të përmendte Aldori si artistin që është pasuruar më shumë nga “YouTube”?

Nuk ka një artist të caktuar, sepse asnjëherë nuk janë të ardhurat e një artisti specifik domethënës, ka ulje dhe ngritje, por normalisht do thosha që reperat e suksesshëm dhe prodhuesit e muzikës popullore që dëgjohen sidomos në diasporë janë ato që sjellin sa më shumë të ardhura, konkretisht nuk do thosha që njëri nga ato është pasuruar më shume se tjetri, se për të arritur shifrat që ato kapin duhet të investosh goxha shumë lekë dhe unë vetë se di se sa i ka ngelur secilit, se nuk jam marr me shpenzimet e tyre për të realizuar prodhimin dhe të për krijuar identitetin dhe “brand”-in e tyre.

Ato që ne shikojmë në “YouTube”, janë shifra të fryra dhe të blera, por mesatarisht sa klikohet në vendin tonë një këngë e mirë?

Ka përjashtime si kënga Noizyt dhe Loredanës ose “Të ka lali shpirt”, por zakonisht nëse një këngë ka 100 deri ne 200 mijë klikime në ditë brenda javës së parë quhet një sukses i madh. Nëse arrin 10 deri në 20 milionë klikime brenda vitit të parë quhet super sukses. Këto janë shifra reale për një këngë të suksesshme.

Kush është artisti realisht më i klikuar shqiptar?

Ne nuk kemi një penetrim 100% të tregut të muzikës, prandaj nuk e matim dot aq lehtë, por unë shikoj që ky trend ndryshon çdo 3 muaj në varësi të këngëve që nxjerr secili artist. Getoari, Noizy, Stresi dhe Majku pa dyshim janë artistë shumë të klikuar shqiptarë sa i përket pjesës së reperave, por Sinan Hoxha dhe Meda pa diskutim janë nga ana tjetër dy nga këngëtarët më të klikuar shqiptar nga ana e muzikës popullore.

Po më i “vakti” në klikime?

Ah, nga këto ka shumë por aq shumë që nuk mbaron lista. Pothuajse 90% e muzikës shqiptare që publikohet në sasi ka klikime të vaktë. Sepse shumë duan të bëhen të famshëm edhe se jo çdokush mund të kapi famën, pavarësisht sa shumë lodhet dhe pavarësisht sa shumë harxhon, në klikime reale ose klikime falce.

Tashmë që folët, mendoni që ta ktheni në një kulturë pune, që të publikoni gjithmonë personazhet që blejnë klikime?

Që do i monitorojmë në vazhdimësi kjo është e sigurt, këtë kemi bërë dhe në vitet e fundit. Në rast se ne shikojmë që ky fenomen vazhdon të qëndroj edhe pasi të gjithë artistët tashmë duhet të kenë marr mesazhin, po pse jo mund të bëjmë një “top list” për këngët me blerjen e klikimeve më të shumtë të javës ose të muajit. Në këtë mënyrë publiku di dhe vetë të vlerësoj pastaj këngë e tjera që s’kanë klikime të blera. Ashtu siç ekziston “top list” për këngët më të suksesshme pse jo mos të ketë dhe një “top list” për këngët me më shumë “fake views”.

Si ta vijojë Aldori këtë “luftë” që ka nisur me personazhet?

Siç e thashë dhe më parë, lufta është kundra fenomenit jo kundër personazheve dhe unë kisha pritur nga dy artistët që kanë reaguar të më thonë që janë të tronditur që dikush paska blerë klikime nga India për videot e tyre, por ja që nuk e bën. Kështu që unë gjithmonë kam për detyrë të besoj në sinqeritetin e personazhit ndaj publikut sa i përket klikimeve dhe këtë do vazhdoj ta kem, prandaj çfarë i ka ardhur radha tani është që jo vetëm ne por edhe publikues të tjerë në tregje të sistemohemi dhe ti tregojmë klientëve tonë të muzikës se si mund të bëhet një marketing real dhe i pastër me këngët shqip, diçka për të cilën po punoj tashmë pasi besoj se mesazhi për klikimet e blera ka arritur nga artisti parë dhe deri tek i fundit.

Zjarr Tv Ad