Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar lajm të rremë informacionin e publikuar për vendosjen e fashës 800kWh për energjinë në muajin 1 nëntor.
Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se opozita e “rublave” po u thotë shqiptarëve se qeveria do të rrisë çmimin e energjisë nga 1 nëntori.
Sipas Ramës, qeveria nuk ka deklaruar asnjëherë diçka të tillë. Ai sqaron se qeveria do të vazhdojë të mbrojë qytetarët nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.
Postimi i Edi Ramës në Twitter:
Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë? #DavaRublash