Berisha publikon videon në “TikTok”, ironizon Ramën: Prisni kur të thotë se 137 udhëtimet me charter janë të Saliut

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, mbrëmjen e sotme ka reaguar në rrjetin e tij në “Tik Tok”, ku dhe ka postuar një video në të cilën kryeministri Edi Rama, ka hedhur poshtë akuzat për udhëtimet me charter të cilat u publikuan së fundmi nga hakerat.

Berisha ironizon Ramën, teksa shkruan: Hajgarja e dheut! Prisni kur të thotë se 137 udhëtimet me charter janë të Saliut!.

Kujtojmë se pas publikimit të së dhënave personale nga hakerat ku bënin pjesë dhe udhëtimet e kryeministrit, Rama tha këto udhëtime nuk janë bërë me charter personal, por me një avion me të cilën është akuzuar edhe më herët.

“Sikur udhëtimet e mia të punës t’u kushtonin shqiptarëve sa llogaritë që bëjnë nongratat, spiunët dhe topat e mediave të baltës, unë do të isha thjesht njëri prej tyre, po nuk kam asgjë të përbashkët me ta që më ngatërrojnë me veten dhe me charter-at e tyre!

Avioni që unë përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin jam akuzuar edhe më parë nga të njëjtët delenxhinj dhe i kemi dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë!

Sot nuk kam ndërmend të risqaroj të njëjtën akuzë, për të cilën kush dëshiron mund t’i referohet sqarimeve të mëparshme, ndërkohë që qeveria iraniane dhe opozitarianianët shqiptarë e këndojnë atë njëzëri! Çfarë neverie!”, shkruan kryeministri në reagimin e tij.

VIDEO

Zjarr Tv Ad