Nga Ylli Manjani/
Një minut, se ky është vetdenoncim shumë i rëndë.
Top Channel ka vite të tëra që njihet për linjën editoriale pro Edi Ramës. Tani që po ndjek një linjë tjetër, qartësisht anti-Ramës dhe, shumë më pranë realitetit, i bie që nuk merr më “favoret”?! Apo nuk i dalin favoret “e ligjshme” ndaj po kërkon “të paligjshme”?!
Nuk e di, po vetdenoncim më të pastër që ky i sotmi i Kryeministrit, i cili pohon që ka dhënë favore në këmbim të linjës editoriale, nuk do gjeni askund!
Kristal fare!
Marrim edhe arsyetimin e kundërt, nëse Top Channel e ndërron prap linjën editoriale në favor të Ramës,i bie që ky i fundit ta ketë bërë çokën?!
Kjo është situata më dramatike që mund të përjetojë një shoqëri kur media dhe qeveria denoncojnë njëra-tjetrën për pazare të prishura.
Qartësisht nga ky debat mësohet prova e sjelljes së medias jo në raport me të vërtetën, por me paranë. Këtë provë e dinim që ekziston, po nuk e gjenim kaq kollaj… Na e pranoi pastër fare Edi Charteri.
Pra media është e mirë kur ë lavdëron qeverinë që e paguan dhe, është kazan rublash kur media gjuan se qeveria nuk paguan.