Dhunoi babë e bir me leva dhe me çekiçë, gjykata liron nga qelia 48-vjeçarin

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Permetit ka dhënë sot masën e arrestit në shtëpi në ngarkim të 48 vjeçarit Klement Ndina i cili tre dite me pare dyshohet se rrahu me leva dhe mjete te forta Konstandin Xhallon 35 vjec nga Permeti se bashku me te atin e tij.

35-vjeçari ndodhet ende i shtruar në Spitalin e Traumes në Tiranë në gjendje kritike.

Prokurori i Permetit Asllan Bajrami kërkoi në seancë masën e arrestit burg pa afat per 48 vjevarin.

Gjyqtarja Yrvete Shkreli vendosi masen e arrestit ne kushte shtepie.

Tre ditë më parë Klement Ndina akuzohet se dhunoi Konstandin Xhallon dhe dy te tjere, ndërkohë që ka ushtruar dhunë edhe ndaj efektivëve të policisë.

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Përmetit shumë pranë komisariatit të policisë. Panorama.al mëson se ata janë goditur me leva dhe me çekiçë.

Zjarr Tv Ad