“Ia bleva një politikani gjerman”/ Automjeti ku u ndaluan Fatjon Murati, Endrit Dokle dhe Gentjan Reçi në pronësi të një bullgareje, zbardhet dëshmia e saj

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Që prej datës 8 tetor, makina ku ndodheshin Fatjon Murati, Endrit Dokle dhe Gentjan Reçi është ende e bllokuar nga policia e Tiranës. Pas hetimeve policia ka zbuluar se pronare e makinës tip “Benz” S600 me targa CB6166TE ka rezultuar një shtetase bullgare, e cila 1 ditë pas ngjarjes ka qenë në Tiranë, më datë 9 tetor.

Shtetases bullgare me ndihmën e ambasadës bullgare në Tiranë i është dhënë një përkthyes dhe është paraqitur për të dhënë shpjegime në polici për makinën. Kur është marrë në pyetje shtetasja bullgare ka deklaruar se makinën e kishte lëshuar në bazë të një kontrate dhe se të gjitha dokumentet janë të rregullta.

Shtetasja bullgare ka dëshmuar se makinën e ka përdorur më parë një politikan gjerman dhe kur ky i fundit e ka nxjerrë në shitje, shtetasja bullgare e ka blerë makinën. Deri sot, makina nuk është tërhequr nga bllokimi në policinë e Tiranës që prej datës 8 tetor kur u ndalua Fatjon Murati dhe u shoqëruan Endrit Dokle dhe Gentjan Reçi, të cilët më pas u lanë të lirë.

Zjarr Tv Ad