Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozitën nuk mund ta pengojë asgjë opozitën, për të fituar zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit.
Në lidhje me deklaratën e grupimit të Enkelejd Alibeajt, ku thuhet se kishin dështuar negociatat për bashkim, Berisha tha për mediat jashtë selisë blu, se duhej respektuar statuti i PD-së.
“Statuti është jashtë çdo lloj imagjinate, kompetence për t’u shkelmuar. Ai është dokumuenti bazë i Partisë Demokratike, kur ajo ndodhej para alternativës, të jetë apo të mos jetë dhe është themeli i saj mbi të cilën është ngritur kjo forcë politike më e fuqishme se kurrë dhe më e fuqishme se çdo forcë politike tjetër.
Është ky statut që përbën themelin e fitores në zgjedhjet e 14 majit, por para saj, leksioneve historike që do marrë klika e Edi Ramës, ose të themi, çeta e vjedhësave e Edi Ramës nga qytetarët shqiptarë. Opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të firmosur fitoren në këto zgjedhje”, theksoi kryedemokrati.